Për Interin javët në vazhdim do të jenë të ethshme pasi skuadra e Simone Inzagit është ende në lojë për të tri trofetë.
Me hipotekimin e gjysëmfinaleve të Kupës së Italisë milanezët, në rast se kalojnë Fejnordin në Champions, atëherë do të kenë një muajt të zgjarrtë në prill.
Katër takimeve të Serisë A (Parma, Kaljari, Bolonja dhe Roma) u shtohen edhe dy derbet me Kupës së Italisë me Milanin (2,23 prill).
Ndërsa nuk duhen lënë mënjanë edhe çerekfinalet e mundshme të Ligës së Kampioneve ku në rast kualifikimi ziklatërve u duhet që të luajnë edhe dy ndeshje të tjera në këtë muaj me njërën mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusenit (8 ose 9 dhe 15 ose 16 prill / 29 ose 30 prill gjysëmfinalja e parë).
Për ndeshjen e Kupës së Italisë konkretisht atë të datës 2 prill Interi ka humbur mbrëmjen e kaluar një protagonist të mundëshëm siç mund të ishte Kristjan Asllani. Kartoni i verdhë që mori përballë Lacios detyron shqiptarin që të mos luajë këtë ndeshje pasi ka plotësuar numrin e kartonëve në këtë kompeticion.