Në Rrogozhinë dhe në Korçë luhen takimet e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë ku do të bëjnë për më tej vetëm dy skuadra. 90’ e dyta mund të konsiderohen një formalitet për Egnatian, e cila pret në Rrogozhinë skuadrën e Bylisit pas fitores së madhe të arritur pak ditë më parë në Ballsh me shifrat 3-1.
Takimi në “Egnatia Arena” nis në orën 13:30.
Të besuarit e Dajës janë përballë një detyre të vështirë pasi kanë humbur ndeshjen e parë me shifrat 2-0 dhe sot u duhet një mrekulli për të kaluar për më tej.
Nga ana tjetër rkipi i Ernest Gjokës do të tentojë të ruajë avantazhin dhe të tentojnë të sigurojë praninë mes 4 skuadrve më të mira të Kupës së Shqipërisë.