Gati për sfidën ndaj Juventusit

Futboll

Gati për sfidën ndaj Juventusit

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 12:36
Ardian Ismajli

Empoli do të luajë këtë të mërkurë në transfertë përballë Juventusit sfidën e vlefshme për raundin çerekinal të Kupës së Italisë. Në prag të këtij dueli ka folur dhe trajneri i Empolit, Roberto D’Aversa.

Ky i fundit ka folur mbi gjendjen e ekipit të tij para kësaj sfide delikate.

Teksa është ndalur edhe tek mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli.

Për këtë të fundit, D’Aversa thotë se ai ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë pjesë e skuadrës, duke theksuar se Ismajli është shumë i rëndësishëm për ekipin.

Sigurisht që në fushë do të ketë lojtarë të rinj, disa prej tyre do ta nisin si titullarë. Unë gjithmonë kam pasur rezultate të mira në Kupën e Italisë. Më duhet të mendoj se kush mund të jetë më produktiv.

Rikthime? Ismajli do të jetë pjesë e skuadrës, pastaj do të vendosim për minutat dhe nëse do të startojë. Për ne ai është një lojtar shumë i rëndësishëm që na ka munguar”, tha ndër të tjera D’Aversa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat