Real Madridi ka caktuar tre largimet

Futboll

Real Madridi ka caktuar tre largimet

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 12:40
Real Madridi

Klubi spanjoll, Real Madridi thuhet se ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në afatin e ardhshëm kalimtar të verës.

Sipas mediumit “Fichajes”, Real Madridi ka konfirmuar largimin e tre lojtarëve për sezonin e ardhshëm si pjesë e një strategjie për të forcuar skuadrën.

Fran Garcia, Arda Guler dhe Hesus Valejho nuk do të vazhdojnë me klubin për shkak të performancës së dobët dhe ardhjes së përforcimeve të reja. Garsia do të largohet për shkak të nënshkrimit të afërt të Miguel Gutierez nga Xhirona, të cilin klubi e sheh si një opsion më të besueshëm për të konkurruar me Ferland Mendi.

Guler ka luftuar për t’u përshtatur në planet e Karlo Ançelotit, pjesërisht për shkak të lëndimeve, dhe me Niko Paz që impresionon te Komo, ai mund të kërkojë mundësi diku tjetër për t’u zhvilluar.

Vallejho nuk ka pasur kurrë besimin e Ançelotit dhe, me klubin që synon të forcojë mbrojtjen e tij, e ardhmja e tij qëndron larg “Bernabeu”-t.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat