Zlatan e di mirë çfarë bën

Futboll

Zlatan e di mirë çfarë bën

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 12:47
Zlatan Ibrahimoviç

Enzo Raiola e njeh shumë mirë Zlatan Ibrahimoviç, i cili në rolin e tij të ri te Milani, pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, po kalon një periudhë të komplikuar. Agjenti e mbrojti atë:

"E di mirë çfarë bën, ka qenë një nga lojtarët më të mëdhenj të 20 viteve të fundit dhe e njeh shumë mirë botën e futbollit. Për të, kjo është një eksperiencë e re, nuk ka një detyrë të lehtë, por po ndjek rrugëtimin e tij. Ndërkohë, ka fituar tashmë trofeun e parë nën menaxhimin e tij".

Superkupa e Italisë ishte kulmi i përvojës së tij te kuqezinjtë, por më pas u shfaqën vështirësi të reja, siç shpjegon edhe vetë Raiola.

"Erdhi eliminimi nga Champions League, por aty asnjëherë nuk është e thjeshtë, siç e dëshmon eliminimi i Manchester City të Guardiolës dhe vështirësitë e hasura nga shumë klube të mëdha në fazën e parë. Milani ka ndryshuar shumë lojtarë dhe me siguri ka pasur probleme të natyrave të ndryshme, por duhet parë drejt së ardhmes me besim.

Jam i bindur se çfarëdo që të bëjë, Zlatan do ta bëjë në mënyrën më të mirë, duke dhënë gjithçka nga vetja dhe duke u angazhuar maksimalisht. Shpeshherë, vështirësitë ndihmojnë për të ecur përpara, ndoshta ky moment do t’i shërbejë për t’u përmirësuar edhe më shumë".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat