I hiqet kartoni i kuq Antonyt, i gatshëm kundër Real Madridit

Futboll

I hiqet kartoni i kuq Antonyt, i gatshëm kundër Real Madridit

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 12:57
Antony

Sulmuesi i Kombëtares së Brazilit, Antony do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Real Madridit gjatë vikendit të ardhshëm.

Antony u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit, por klubi i Betisit u ankua dhe e mori të drejtën për t’ia hequ kartonin.

Ish-lojtari i Manchester Unitedit do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Real Madridit, që zhvillohet më 1 marsit.

25-vjeçari gjatë këtij sezoni me Betisin ka zhvilluar gjashtë ndeshje, ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asiste në të gjitha garat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat