Tre klube janë gati ta afrojnë

Futboll

Tre klube janë gati ta afrojnë

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 13:07
Rafael Leao

E ardhmja e Rafael Leaos duket e paqartë, por me shumë gjasë lojtari në verë do të largohet nga Milani.

Kuqezinjët kanë vendosur që ta nxjerr në shitje yllin portugez dhe tanimë po pret ofertën e duhur. “Calciomercato” ka raportuar se “Rossonerët” pretendojnë që nga shitja e Leaos të fitojnë 100 milionë euro. Ka tre opsione se ku do ta vazhdoj karrierën portugezi me Al-Hilal, Man. Sitin dhe Man. Junajted.

Skuadra saudite Al-Hilal e shikon Leaon si një element kyç për projektin e tyre, veçanërisht pas largimit të Nejmarit, i cili u largua në dimër. “Al Hilal” janë në kërkim të një ylli të ri që jo vetëm do të forcojë skuadrën, por edhe do të bëhet tërheqja kryesore për Kupën e Botës për Klube 2025, një turne ku ata shpresojnë të luftojnë në nivelin më të lartë.

Nga ana tjetër Man. Siti e sheh si zëvendësues të Xhek Grilishit dhe Xheremi Doku pasi që të dy do të largohen në verë. Junajted është i interesuar, por duket e vështirë që ata të shpenzojnë 100 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat