Pep Guardiola ka folur për transferimet e reja të mundshme të Manchester Cityt.
Trajneri spanjoll u shpreh se City duhet të nënshkruajë lojtarë, mirëpo edhe t’i mbajë sa më shumë ata që i kanë, pasi sipas teknikut 54-vjeçar Citizens kanë nevojë për një skuadër më të madhe.
“Sigurisht që ne duhet të nënshkruajmë, mendoj se Man City duhet të nënshkruajë lojtarë, por në të njëjtën kohë ne duhet të mbajmë sa më shumë lojtarët që kemi”.
“Ne kemi nevojë për një skuadër më të madhe... gjithashtu me Botërorin e Klubeve që vjen pas”.