Marko Arnautoviq shënoi një super gol mbrëmjen e djeshme, por thotë se ai gol nuk vlen shumë për aspektin personal sesa për skuadrën zikaltër që kërkon të shkojë sa më larg në të gjitha kompeticionet këtë sezon.
Sulmuesi austriak ka analizuar fitoren, por mbi të gjitha sfidon Napolin për të shtunën.
Ai është i bindur që kampionët e Italisë duan patjetër që të marrin 3 pikët, edhe pse thotë që rivali duhet respektuar në maksimum.
Sa vlen ky gol për ju?
"Ky gol nuk vlen për mua, por vlen shumë për Interin. Folëm bashkë me skuadrën përpara kësaj ndeshjeje dhe donim patjetër të shkonim në gjysmëfinale.
Fituam dhe jemi shumë të lumtur. Tani duhet të shohim përpara. Ishte një gol për të gjithë shokët e skuadrës dhe jam i lumtur që rrethohem nga djem të tillë. Ata më kanë mbështetur gjithmonë, ashtu siç unë i ndihmoj me eksperiencën time. Jemi si një familje e madhe", tha futbollisti.