Liverpooli përgatitet për festën e titullit!
Fakti se Liverpooli është shumë pranë triumfit në Premier Ligë është një motiv i mirë për të festuar për Federico Chiesan edhe pse italiani nuk ka të garantuar një medalje në ceremoninë e triumfit.
Sipas rregullores së Premier Ligës që një lojtar të marrë medalje fituesi në ceremoninë e titullit duhet të ketë të paktën pesë paraqitje në kampionat.
Deri më tani Kieza numëron vetëm tri prezenca pasi dëmtimet e shumta dhe forma jo e mirë ka bërë që 27-vjeçari të zbresë shjumë në hierarkitë e klubit të “Anfield Road”.