Gjorgjioski do të jetë trajner i ri i Struga Trim Lum

Futboll

Gjorgjioski do të jetë trajner i ri i Struga Trim Lum

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 14:11
Gjorgjioski

Kampioni aktual i Maqedonisë, Struga Trim Lum, nuk do të jetë edhe gjatë kohë pa trajnerin kryesor të stafit teknik.

Sipas “Gol.mk”, pasardhës i Qatip Osmanit do të jetë ish-presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski.

Ky i fundit do të promovohet pas ndeshjes së Kupës kundër Gostivarit dhe të enjten do ta udhëheq stërvitjen e parë të Struga Trim Lum, ndërsa debutimin në pankinën e skuadrës strugane pritet të jetë kundër Sileksit në Kratovë, më 2 mars.

Në duelin me Gostivarin skuadra e Struga Trim Lumit, do të drejtohet nga ndihmësi Meriton Gega, si zgjidhje e përkohshme pas largimit të Qatip Osmanit.

Ndryshe, angazhimi i fundit trajner i Ilço Gjorgjioskit ishte në vitin 2023 në Kalamata të Greqisë, ndërsa më parë ishte trajner i Bregallnicës. Para mandatit të tij në FFM, ai ka drejtuar dy herë Vardarin, një herë Maqedonia Gj.P. dhe ishte trajner i kombëtares së Maqedonisë nën 19 vjeç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat