Sezon rekord

Futboll

Sezon rekord

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 14:28
Mohamed Salah

Mohamed Salah po kalon një sezon rekordesh me Liverpoolin.

Goli i tij të dielën kundër Manchester City-it ishte i 30-ti sezonal në të gjitha kompeticionet dhe kjo do të thotë se ai tani e ka arritur shifrën e 30 golave në pesë sezone për klubin, një rekord që ai ndan me legjendat Roger Hunt dhe Ian Rush.

Viti i tij i parë në “Anfield” në sezonin 2017-18 mbetet më i miri personalisht për numrin e golave të shënuar. Ai e gjeti rrjetën 44 herë në të gjitha kompeticionet, me 32 gola të shënuar vetëm në Premier League.

Tashmë i duhen edhe tetë gola nga 11 ndeshjet e fundit të kampionatit për të vendosur rekordin e sezonit të tij më të mirë në kampionatin më të fortë në botë, ndërsa me 15 gola në të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit, do ta shihnin atë të thyente rekordin personal të 44 golave.

Egjiptiani është lojtari i vetëm në historinë e Premier League, i cili është përfshirë drejtpërdrejt në +40 gola në më shumë se një sezon, pasi e ka bërë këtë në sezonin 2017-18 (42-32 gola, 10 asiste) dhe sezonin aktual (41-25 gola, 16 asiste) për Liverpulin. Ai është lojtari i parë në historinë e Premier League që shënon dhe asiston në të dyja ndeshjet kundër kampionëve në fuqi gjatë një sezoni të vetëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat