Llapi i Podujevës ndezi në momentin e duhur përkatësisht në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Llapjanët shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Malishevës, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Një gol vendosi fituesin e kësaj sfide.
Në minutën e 45+2 futbollisti Ardit Tahiri shënoi pas asistimit të Arbnor Ramadanit.
Llapi është kualifikuar në gjysmëfinale, ndërdsa Malisheva paketoi valixhet për në shtëpi.