Drenica shokon Ferizajn në çerekfinalen e Kupës së Kosovës 

Futboll

Drenica shokon Ferizajn në çerekfinalen e Kupës së Kosovës 

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 14:55
Pamje nga një ndeshje

Drenica nga Skenderaj ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Ferizajt, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Në minutën e 13-të, pas një veprimit të bukur të Drenicës, Mohamed Fofana u gjend më së miri duke shënuar me kokë për fitoren me rezultat 1:0.

Në minutën e 76-të Betim Haxhimsua u largua nga fusha për shkak të një lëndimit në kokë.

Ai në duel me një futbollist të Drenicës përplasen kokë me kokë.

Drenica kualifikohet në gjysmëfinale, ndërsa Ferizaj eliminohet dhe i mbetet fokusi në kampionat se si të sigurojë ekzistencën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat