Futbollisti i Kombëtares së Kosovës në grupmoshat e reja, Eliot Bujupi është lënduar te skuadra e Stuttgartit.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit gjerman në rrjetet sociale.
Bujupi ka pësuar një lëndim muskolar dhe do të mungojë disa javë.
Sulmuesi “dardan” pritet të mungojë edhe në ndeshjet e muajt mars për Kosovën ndaj Islandës, nëse Franco Foda e ka pasur në plan të ftojë atë.
Kujtojmë që Bujupi ka pasur fatin të ftohet te Stuttgarti në ndeshjet e UEFA-së Champions League.