Llapi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll pasi ka eliminuar Malishevën me rezultat 100 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Golin e vetëm të kësaj ndeshje e realizoi Albin Tahiri në minutën e 45’ të ndeshjes.
Edhe Drenica ka siguruar një vend në katërshen më të mirë të kësaj gare pasi e ka eliminuar Ferizajn.
Heroi i skuadrës nga Skenderaj ishte Fofana i cili realizoi golin e fitores për Drenicën në minutën e 18’ të ndeshjes.