Spaleti: Napoli i fortë, Interi ka shumë zgjedhje

Futboll

Spaleti: Napoli i fortë, Interi ka shumë zgjedhje

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 16:01
Luçiano Spaleti

Luçiano Spaleti është i kënaqur nga niveli i kampionatit italian, me Interin, Napolin dhe Atalantën, që janë në krye të tabelës së klasifikimit dhe do të luftojnë fort deri në fund.

“Kampionati italian është gjithmonë i rëndësishëm dhe në rritje. Nuk ka rënie dhe unë shoh gjithmonë gjëra të reja. Mund të duket që disa skuadra janë poshtë nivelit, por kjo është kushtëzuar edhe nga të luajturit dhe vështirësitë që kanë ekipet ndaj atyre që duhen të dorës së dytë. Është gjithmonë e vështirë”, tha trajneri i kombëtares. Më tej nisi që të analizonte ish-skuadrën e tij Napolin.

“Napoli është duke bërë një rrugëtim të shkëlqyer dhe personalisht dua t’i bëj komplimentet Kontes, jo vetëm për pikët dhe fitoret, por edhe për atë që skuadra e tij shpreh në fushën e lojës.

Napoli e di atë që do, di të qëndrojë në fushë dhe lojtarët zbatojnë atë që bëjnë në stërvitje. Përveç Atalantës dhe Interit edhe Napoli do të luftojë deri në fund dhe ndoshta nëse bëjnë ndonjë hap fals mund të futen në garë edhe ekipet e tjera”, shtoi Spaleti.

Ai gjithashtu analizoi duelin e së shtunës në “Maradona”. “Napoli-Inter do të jetë një duel i bukur, një sfidë interesante. Mund të thotë shumë për klasifikimin dhe vazhdimësinë. Nuk e shoh Interin ende në formën më të mirë dhe në mundësitë maksimale. Ka ende potencial dhe duhet ta tregojë.

Napoli ka bërë ndeshje të mira, por disa herë nuk ka marrë rezultatet. Interi është një skuadër që luan me sy mbyllur, ndërsa Napoli është shumë i fortë”, përfundoi trajneri i kombëtares italiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat