Vijojnë problemet për rikuperimin e Kajl Uokerit dhe Ruben Loftus-Çikut. Ky i fundit duhet të kthehej që me ndeshjen e dy javëve më parë kundër Parmës, por puna me fizioterapistët nuk po ecën si duhet.
Ai vijon të punojë veçmas dhe nuk do të jetë gati as Bolonja-Milan, një ndeshje e prapambetur nga java e nëntë. E sigurtë mungesa e tij edhe të dielën ndaj Lacios, teksa nga java e ardhshme do të vlerësohet përsëri. Situatë e ngjashme me Kalj Uokerit që ankoi një mbilodhje një javë më parë kur kuqezinjtë barazonin me Fejnordit.
Edhe dje anglezi ka punuar në palestër dhe vështirë të hamendësohet prania e tij në fushë për takimin e nesërme të orës 20:45. Ka shpresa për të dielën, por për një vendim përfundimtar është ende herët. Emerson Rojal po shërohet nga një lëndim me tendosje të shkallës së lartë në pulpën e djathtë.
Braziliani do të mungojë për një kohë ende të pacaktuar që mund të variojë nga dy deri në tre muaj. I dëmtuar tjetër dhe i fundit në këto moment është Alesandro Florenci. Ai ka këputur në fillim të sezonit ligamentin e kryqëzuar dhe meniskun anësor. Me gjasë ka mbyllur sezonin.