Shkëndija, Struga Trim Lum kualifikohen, Arsimi eliminohet me penallti nga Kupa e Maqedonisë së Veriut 

Futboll

Shkëndija, Struga Trim Lum kualifikohen, Arsimi eliminohet me penallti nga Kupa e Maqedonisë së Veriut 

Nga: K. Goca Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 16:20
Pamje nga ndeshja Detonit - Shkëndija

Pasditen e sotme janë luajtur ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Dy skuadra shqiptare janë në gjysmëfinale, lideri i kampionatit Shkëndija e Tetovës dhe kampioni në fuqi Struga Trim Lum. 
Shkendija me golin e Shalës në pjesën e parë e mposhti Detonitin vendas me rezultat 0:1 dhe kaloi në gjysmëfinale.

Struga Trim Lum ngadhënjeu me 1:0 ndaj Gostivarit. 

Autor i golit është Kehinde.Ndeshja mes Brerës së Strumicës dhe Arsimit nga Çegrani përfundoi me rezultat 1:1, kështu që skuadra nga Strumica fitoi me penallti me rezultat 4:3.

Në gjymësfinale janë: Shkëndija, Struga TL, Brera dhe Vardari.

Rezultatet 

Vardari – Sileksi 1:0
Struga TL – Gostivari 1:0
Detonit – Shkendija 0:1
Brera – Arsimi 1:1 (me penallti 4:3)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat