Egnatia dhe Bylis kanë barazuar 2-2 në sfidën e kthimit, që kishte vlerë për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Një takim që i pa të gjitha në Rrogozhinë.
Në fund janë të besuarit e Edlir Tetovës që kalojnë më tej, pasi kishin fituar takimin e parë në transfertë me rezultatin 1-3.
Fillimisht sfida u zhbllokua me penallti të realizuar nga Gjata për miqtë, ndërsa gjyqtari e akordoi pasi u thirr nga VAR për ta riparë rastin.
Baraspesha erdhi në fundin e pjesës së parë nga Xhemajli. Në pjesën e dytë gjithçka u vështirësua për Bylisin e Mezanit, teksa Përndreca u largua me karton të kuq në minutën e 69-të.
Fill pas këtij momenti, Egnatia shënoi golin e përmbysjes me Bakajoko. Ballshiotët nuk u dorëzuan duke barazuar, por vetëm kaq.