Edlir Tetova ka qenë i kënaqur për kualifikimin e mëtejshëm të Egnatias ë Kupë, por trajneri i rrogozhinasve pas barazimit me Bylisin e ka shprehur pakënaqësinë që ka me disa lojtarë të ekipit të tij.
“Komod ishim, vinim nga një fitore ne Ballsh 1-3.
Sigurisht që rezultati ta jep këtë komoditet. Por kjo nuk ka falje nga pjesa e lojës, për nga mënyra si interpretuam, sidomos në pjesën e dytë. Bylisi me atë penallti na vuri pak në vështirësi në pjesën e parë, por siç kishim përgatitur ndeshjen në mënyrën e të luajturit, në të dy pjesët kishim gabime.
Guindo ka vetëm 8 ditë që stërvitet me skuadrën rregullisht se ka kaluar dy javë vetëm grip. Kishte javën e parë grip, u kthye dy ditë, pastaj përsëri grip. Ndaj mendoj se është problem fizik se nga pjesa taktike po punojmë dhe ai i ka të qartë disa gjëra. Do marrë minutazhin avash-avash që të paktën të jetë në formën më të mirë.
Ndreca? Në momentin e ndërhyrjes së kundërshtarit i është bllokuar këmba mbrapa, të shohim nesër ekzaminimet. Por meqë la lojën, do të jetë diçka serioze.
Mendoj se Alijev është një kontingjent i mirë i skuadrës tonë, po kalon një moment jo të mirë. Më përpara ka bërë ndeshje të mira, por për shkak të moshës, atë që ndjen, që është i kombëtares e do të jetë gjithmonë në fushë… Por ia kam shpjeguar që ne bëjmë rotacion vazhdimisht, me pak punë e përqendrim mendoj se do të zëvendësojë Ndrecën në këto ndeshje shumë mirë.
Që me Skënderbeun ishin Lushkja e Ujka me tre kartonë. Ne menduam të pushojë Ujka se ka pasur minutazh dhe në këtë ndeshje. Me Teutën, meqë ka plotësuar katër kartonët, do i vijë radha Lushkjes që të bëjë pushim.
Në taktikën që kishim vendosur, ishte që në 25 minutat e parë të ishim më shumë në zotërim, që të shihnim ekipin kundërshtar, të shihnim presingun e tyre si skuadër. U ndëshkuam, do thotë që u bë diçka gabim, me apo pa penallti, ç’rëndësi ka. Me hyrjen e Kasës, jo pa qëllim çova Kasën që të ndryshonim, morëm një rrjedhë, kishim minutat tona dhe ishim të goli siç barazuam e shkuam në avantazh. Por pastaj janë problematika që kur ngel kundërshtari me 10 lojtarë, janë të pafalshme për menaxhimin e lojës.
Patjetër kam shqetësim se kemi rrugëdalje në krahun e Ndrecës, por kemi edhe mënyrë tjetër loje që shpresojmë ta punojmë këto ditë me Alijev dhe të shohim që të bëjmë diçka me Teutën. Por normalisht Ndreca është mungesë që ndjehet.
Nuk është se jam i mërzitur. Ne jemi një ekip që do të mbrojmë trofeun, nuk më vjen mirë për pjesën e dytë të qasjes së disa lojtarëve që duhet të jenë më tepër në sakrificë për çunat poshtë, nuk mundet, janë gjëra të patolerueshme.
Po mundohem t’i kem të gjithë afër, që u jap minutazhin, mendoj që jemi ekipi i vetëm i Superiores që bën rotacion në ndeshje.
Ndaj secili ka pasur minutazhin, për këtë më vjen keq, jo për kualifikimin, nuk është se nuk jam i kënaqur, ne kemi bërë histori për këtë qyet. Aleksi do të mungojë një muaj për një ndërhyrje, por javës tjetër do të jetë me ekipin”, tha Tetova.