Egnatia – Bylisi nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 në çerekfinalen e kthimit mes tyre, por rrogozhinasit kualifikohen me rezultat të përgjithshëm 5-3.
Pas kësaj ndeshje ka folur Gentian Mezani. Ky i fundit ka theksuar se :
“Humbja dhe eliminimi? Ishte e vështirë sigurisht. Luanin përballë një Egnatia që ka kualitet. Kemi punuar shumë nga ana psikologjike në skuadër dhe kishte disa lojtarë që nuk kishin dhënë maksimumin.
Sinjalin që mora ishte se kushdo që të luajë do të japë maksimumin. Mora sinjale pozitive nga shumë lojtarë që më japin shpresën se në sfidat në vazhdim do të kemi më shumë forca për të shkuar drejt objektivit që kemi.
Kemi një ide në kokë? Momentalisht po alternohemi, pasi kemi mangësi dhe kjo na vendos në vështirësi. Na duhet të alternojmë lojtarët. Ka disa gjëra që duhet t’i përshtatem kësaj skuadre dhe të njoh më mirë të gjithë lojtarët. Padiskutim që kam idetë e mia në mëndje dhe kjo ishte një ide e imja për të luajtur në këtë mënyrë. Lojtarët që kemi në përbërje mund të bëjmë më mirë. Po zbatojmë detyrat më së miri me 4 dhe presim të marrim maksimumin nga Da Silva. Presim të na ndihmojë më shumë, pasi ka shumë cilësi dhe eksperiencë.
Mungesat për shkak dëmtimi? Pas ndeshjes me Partizanin, ekipi kishte shpenzuar shumë energji dhe patën probleme. Na u deshtën ditë për të rikuperuar disa. Disa futbollistë kanë luajtur me probleme dhe pavarësisht kësaj pash se çfarë mund të bëjmë. Gjatë një ndeshje unë mund t’i njoh më mirë lojtarët se sa në stërvitje.
Mbi 6 mesfushorë. A kemi në mendje një 3-she për mesfushën? Për një trajner është mirë të ketë lojtarë shumë në një pozicion. Ne kemi shumë qendërsulmues dhe në një rol kemi 4 futbollistë. Janë 4 sulmues për një rol, më duhet t’i alternoj. Kam shumë lojtarë dhe kam më shumë mundësi zgjedhje. Kjo më vendos në vështirësi, por po punojmë shumë që t’i japim të gjithë mundësinë. Nga ana psikologjike është më e rëndësishme dhe shpresoj që t’u marr më të mirën dhe të bëjmë maksimumin.
Aurel Marku ka humbur formacionin? Ka qenë më shumë zgjedhje taktike. Më pëlqen shumë të sulmoj dhe sot i kërkoja të sulmonin. Kjo është arsyeja pse ka luajtur më pak. Është një lojtar i mirë dhe me mjaft perspective. Thjeshte duhet të piqet më shumë dhe ne t’i marrim maksimumin. Mund të ndodhë që në sfidën me Skëndëerbeun të luajë titullarë.
Pësua gol nga goditja standarte? Nuk ishte vetëm partizani dhe kjo, por unë kam parë që Bylisi ka pësuar shumë gola nga goditjet standarte. Kam punuar shumë këto kohë me goditjet standarte.
U kam kërkuar më të mirën e mundshme. Duhet t’u bësh presion lojtarëve që kanë topin dhe nuk duhet të lejojmë të shkojnë drejt portës.
Do të analizojmë gabimet që të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje. Do të bëj më të mirën e mundshme nga ndeshja në ndeshje”, ka përfunduar Mezani.