Jamie Carragher është legjendë e Liverpool dhe ka një dashuri të pazëvendësueshme për klubin e kuq, por nuk mendon se skuadra e tij e zemrës mund ta fitojë Champions League.
Carragher ka bërë një koment për Real Madridin pas fitores 3-1 ndaj Manchester City në CBS Sports dhe gjithashtu ka dhënë një parashikim për fituesin e Champions League.
“Unë mendoj se po, Real Madrid do të jetë fituesi në fund. Një fillim i ngadaltë është bërë normal për Los Blancos, por pas Krishtlindjeve ata e ndryshojnë ritmin”.
“Nëse analizon dy ndeshjet kundër Manchester City, kupton se paraqitjet e skuadrs madrilene ishin të shkëlqyera. Edhe në ndeshjen e parë, kur u mungonin disa mbrojtës. Në ndeshjen e dytë, dukej sikur në fushë po luanin burrat kundër djelmoshave”.