Presidenti “bllokon” kalimin e Neymarit

Futboll

Presidenti “bllokon” kalimin e Neymarit

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 16:53
Neymar

Lajmi që tifozët e Barcelonës presin prej vitesh është rikthimi i Neymar në “Camp Nou”. Kjo do të ishte një goditje e shkëlqyer për presidentin Laporta në aspektin e marketingut.

Trajneri Hansi Flick raportohet se nuk është entuziast për këtë transferim. Sipas tij, sportivisht Neymar nuk ka më ndikimin që kishte një herë e një kohë.

Agjenti i lojtarit, Pini Zahavi, së fundmi është shprehur se kalimi me parametra zero te Barcelona është i mundur në verën e ardhshme. Neymar mezi e pret atë ditë.

Gjithsesi, presidenti i klubit të tij aktual (Santos), Marcelo Teixeira, ka deklaruar se Neymar do të rinovojë deri për Kupën e Botës. Sipas tij, nuk ka arsye pse Neymar të riskojë para turneut të madh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat