Salahu kurrë më emocionues

Futboll

Salahu kurrë më emocionues

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 16:54
Mohamed Salah

Ylli egjiptian, Mohamed Salah, i cili po luan në formën më të mirë të jetës së tij dhe po udhëheq Liverpoolin drejt titullit të ri në Ligën Premier, ka njoftuar edhe një herë largimin e tij nga Anfield në një intervistë emocionuese.

Duke folur për TNT Sports, Salahu zbuloi se si donte që tifozët e Liverpoolit ta kujtonin nëse periudha e tij në Anfield përfundon këtë verë.

“Dua që tifozët të kujtojnë se i dhashë të gjitha tifozëve, ia dhashë të gjitha qytetit. Isha këtu, nuk isha dembel, thjesht e shijova futbollin tim dhe i dhashë të gjitha”, ka thënë fillimisht egjiptiani.

“Unë mendoj se kjo është ajo që ka të bëjë qyteti – ata të japin dashuri dhe ti ke një lidhje me ta sepse jep gjithçka. Unë dua që ata të kujtojnë se isha këtu për tetë vjet dhe i dhashë të gjitha”.

Në të njëjtën kohë, Salahu nuk mundi t’i siguronte tifozët e Liverpoolit se do të qëndrojë përtej këtij sezoni.

“Nëse qëndroj në këtë vend, do të mendoj për këtë [të thyej më shumë rekorde me Liverpoolin]. Por deri më tani, unë jam duke menduar vetëm për të fituar Ligën Premier, dhe do të shohim në fund të sezonit”, përfundoi Salah.

Kontrata e 32-vjeçarit me Liverpoolin skadon këtë verë dhe nuk ka asnjë indikacion se ku qëndron e ardhmja e tij.

Forma e Salahut është një nga arsyet kryesore për pozicionin kryesor të Reds në Ligën Premier, pasi në 27 ndeshje, ai regjistroi 25 gola dhe 16 asistime. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat