Llapi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Llapjanët e regjistruan një fitore të madhe në Malishevë duke triumfuar me rezultat 1:0.
Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina ka pasur ngecje në kampionat, por në Kupën e Kosovës po i ecën mjaft mirë.
Lidhur me kualifikimin sot, Batatina u prononcua për Emisionin Favorit.
“Ish asistentëve iu jap informacione vetëm me kalu pragun dhe jo taktikat vendimtare sepse sekretin e madh e mbaj për vete. Jam i lumtur që futbollit të Kosovës po i dhuroj futbollistë por tash edhe ndihmëstrajnera që po vijnë po përgatiten tek unë për t’a siguruar një punë dhe kjo me bën të lumtur por ….
Mos harroni sekretin e Pandorës nuk mundem t’ia jap askujt. Shumë krenar që me Llapin hera e pestë që arrij në gjysmëfinale”, tha Batatina.