Sharje e ofendime ndaj gjyqtarëve, shumë zyrtarë të klubeve përfundojnë në disiplinore

Futboll

Sharje e ofendime ndaj gjyqtarëve, shumë zyrtarë të klubeve përfundojnë në disiplinore

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Komisioni Disiplinor dhe i Etikës në Federatën e Futbollit të Kosovës ka marrë vendimet e tij sa i përket ndeshjeve të zhvilluara në fundjavë.

Nga njoftimi i FFK-së, shumë zyrtarë të klubeve përfunduan në disiplinore për shkak të sharjeve dhe ofendimeve ndaj gjyqtarëve.

Këto janë të gjitha vendimet lidhur me ofendimet ndaj gjyqtarëve

Drejtor sportiv i FC ”Ferizaj”, Genc Hyseni nr ID 037201M83. Në minutën e 80 të ndeshjes ofendon rëndë gjyqtarët e ndeshjes pas një vendimi të tyre. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Ferizaj – Prishtina.

I. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

II. Si dhe bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

Përfaqësuesi për siguri i FC ”Ferizaj”, Herton Hoxha nr ID 028980M76.

Në minutën e 3-të të ndeshjes reagon dhe ofendon rëndë gjyqtarët e ndeshjes, për çka edhe ndëshkohet me karton të kuq direkt.

Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Ferizaj-Prishtina. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Mjekut i FC ”Feronikeli 74”, Besim Bytyqi nr ID 006749M78. Në minutën e 50-të të ndeshjes, gjatë dhënies së ndihmës së lojtarit të FC Feronikeli 74, ofendon lojtarin kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Feronikeli 74. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Nd/ Trajneri i FC ” Liria ”, Kevin Xhafa nr ID 038106. Pas përfundimit të ndeshjes, kur lojtarët mysafirë sulmohen nga tifozët vendas, fyen dhe ofendon drejtorin sportiv të mysafirëve për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar në ndeshjen Liria – Vëllaznimi. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC ”Mitrovica”, nr fanellës 27 Taulant Avdyli nr ID 000895M98. Në minutën 90+ fyen, ofendon dhe kërcënon gjyqtarin kryesor me çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça – Mitrovica. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore. Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Kryetrajneri i FC ”Mitrovica”, Edmond Ujkani nr ID 005744M01. Pas përfundimit të ndeshjes, në lokalet zyrtare ofendon dhe kërcënon stafin e gjyqtarëve në prani të personave zyrtar të të dyja klubeve. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça – Mitrovica.
I.Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 3 (tre) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
II. Si dhe bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 200 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

Kryetrajneri i FC ”KEK”-ut, Enis Nasufi nr ID 011385M80. Pas përfundimit të ndeshjes, duke u përshëndetur me lojtarë i afrohet gjyqtarit kryesor e ofendon për çka e ndëshkon me karton të kuq direkt. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Fushë Kosova – KEK-u. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy ) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat