Skuadra shqiptare shënon fitore të madhe në Mal të Zi! Ulqinakët festojnë

Futboll

Skuadra shqiptare shënon fitore të madhe në Mal të Zi! Ulqinakët festojnë

Nga: K. Goca Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 18:53
Otrant Olympic nga Ulqini

Otrant Olympic nga Ulqini ka shënuar fitore të madhe në luftë për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit malazez.

Skuadra shqiptare e mposhti me rezultat 1:0 rivalin direkt për ekzistencë, Jezeron.

Takimi u zhvillua në Tuz.

Otrant arriti fitore në finish duke iu falënderuar golit të Muharremoviqit në minutën e 76-të.

Pas javës së 21-të Otrant ngritet në vend të nëntë me 17 pikë e Jezero (i dhjeti) është në fund me 16 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat