Lojtari shqiptar me Rijekën deklasojnë Hajdukun në Split, kualifikohen në gjysmëfinale

Futboll

Lojtari shqiptar me Rijekën deklasojnë Hajdukun në Split, kualifikohen në gjysmëfinale

Nga: K.G. Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 18:54
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Rijekës ka befasuar të gjithë, duke e deklasuar me rezultat 3:1 Hajdukun në Split. 

Hajduku i trajnerit Gattuso është eliminuar nga Kupa e Kroacisë. 

Futbollisti Lindon Selahi është paraqitur titullar për fitoren e  madhe të Rijekës.

Selahi është zëvendësuar në minutën e 90+1.

Për Rijekën shënuan Djouahra (6'), Fruk (13' e 51') dhe për Hajdukun realizoi Livaja (29').

Hajduku eliminohet e Rijeka kualifikohet në gjysmëfinale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat