Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për edicionin 2024-2025.
Partizani kaloi në fazën tjetër pas një fitoreje 2-1 ndaj Laçit në stadiumin “Arena e Demave”.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave ishte mbyllur në barazim 0-0, duke e bërë këtë ndeshje, vendimtare për kualifikimin.

Rezultatet
Vllaznia siguroi kualifikimin në “Loro Boriçi” ndaj AF Elbasanit, vetëm pas goditjeve të penalltive.
Ndeshja e rregullt u mbyll me barazimin spektakolar 3-3, ndërsa në sfidën e parë skuadrat kishin barazuar 0-0.
Në serinë e penalltive, shkodranët triumfuan me rezultatin 5-4.
Në ndeshjet e zhvilluara sot, Egnatia dhe Dinamo City siguruan dy biletat e fundit për gjysmëfinalet.
Egnatia eliminoi Bylisin, pasi fitores 3-1 në ndeshjen e parë. Në përballjen e kthimit, sfida përfundoi në barazim 2-2, duke konfirmuar kështu kualifikimin e rrogozhinasve në fazën tjetër të këtij kompeticioni.
Koha e rregullt e ndeshjes Skënderbeu – Dinamo City u mbyll 0-2 dhe takimi shkoi në shtesë. Skuadra e Ilir Dajës shënoi edhe dy gola të tjerë dhe në fund sfida u mbyll 0-4, me skuadrën e Dinamo City që siguroi kualifikimin në gjysmëfinale.