Ismajli titullar

Futboll

Ismajli titullar

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 20:37
Pamje nga një ndeshje

Juventusi dhe Empoli diskutojnë sot në darkë biletën e fundit që ka mbetur për pjesëmarrjen në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, ku fituesin e pret ekipi i Bolonjës.

Në ndeshjen e sotme me eliminim direkt, trajneri Tiago Mota ka zgjedhur të hedhë në fushë nga minuta e parë dyshen e sulmit Kolo Muani-Vlahoviç, për të testuar nëse mund të luajë rregullisht bashkë të Juventusi.

Nga ana tjetër, kthehet në fushë përsëri Ardian Ismajli, i cili ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë protagonist në ndeshjen e sotme.

FORMACIONET ZYRTARE

Juventus (4-2-3-1): Perin; Ueah, Gati, Kelli, Kambiaso; Kopmainers, Turam; Kolo Muani, MekKeni, Niko Gonzalez; Vlahoviç
Trajner: Tiago Mota

Empoli (3-5-2): Vaskuez; Marianuçi, Ismajli, Tosto; Sambia, Henderson, Baçi, Maleh, Kakaçe; Kolombo, Konate.
Trajner: Roberto D’Aversa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat