Krasniqi e Kryeziu me Zurich-un eliminohen nga Kupa e Zvicrës

Futboll

Krasniqi e Kryeziu me Zurich-un eliminohen nga Kupa e Zvicrës

Nga: K. Goca Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 22:29
Pamje nga ndeshja

Young Boys nga Bernë ka shënuar fitore në konak të Zurich-ut, me rezultat 3:2, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Zvicrës. 

Futbollisti Bledian Krasniqi u paraqit titullar dhe u zëvendësua në minutën e 71-të dhe Mirlind Kryeziu u aktivizua nga minuta e 71-të. 

Krasniqi e Kryeziu me ekipin e Zurich-ut nuk ia dolën në këtë përballje. 

Duhet theksuar se Zurich ishte pa një lojtar nga minuta e 35-të kur Conceicao u përjashtua direkt me karton të kuq. 

Për Zurich shënuan Zuber (31') e Gomez (51}) dhe për mysafirët Ugriniç (45'), Athekame (59') e Colley (73').

Young Boys është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Zvicrës.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat