Media maqedonase për skuadrën shqiptare: Nuk bëhesh kampion kështu, 454 minuta nuk ka shënuar gol nga loja

Futboll

Media maqedonase për skuadrën shqiptare: Nuk bëhesh kampion kështu, 454 minuta nuk ka shënuar gol nga loja

Nga: K. Goca Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 22:31
Mert Nobre

Para fillimit të sezonit pranveror, në një deklaratë në rrjetet sociale të klubit, trajneri i Gostivarit, Mert Nobre, theksoi se ekipi i tij do të luftojë për titulli e kampionit të Maqedonisë së Veriut, por edhe trofeun e Kupës së Maqedonisë. 

“Gostivari dje u eliminua nga Struga TL në çerekfinale të Kupës dhe për ta fituar titullin e kampionit të Maqedonisë, sigurisht që duhet shënuar gola. 

Përderisa jemi në temën e Gostivarit, të theksojmë se në pesë ndeshjet e fundit zyrtare, përfshirë edhe ndeshjen e djeshme të Kupës kundër Strugës, kjo skuadër nuk ka shënuar gol nga loja.

Në total, Gostivari nuk ka shënuar gol në 454 minuta lojë. Golin e vetëm e shënoi Alper Potuk me Strugën në ndeshjen e parë pranverore në kampionat, ku lojtari turk solli fitoren në kohën shtesë, pra nga penalltia.

Sigurisht, nuk bëhesh kështu kampion. Interesant është fakti se nënshkrimi i madh Lee Erwin askund nuk gjendet, Marko Simonovski u suspendua, kurse Elvis Mashike u largua në Maltë në afatin kalimtar dimëror, por u rikthye Antonio Kallanoski. 

Ndryshe, Gostivari shënoi golin e fundit në ndeshje më 27 nëntor të vitit të kaluar kur Ivanovski shënoi në minutën e 86-të dhe në atë ndeshje Gostivari fitoi 0:2”, shkruan media maqedonase “Ekipa”. 

Prej atëherë, Gostivari ka luajtur me Sileksin (0:0), Shkendijen (0:0), Strugën TL (1:0 – penallti), Besën (0:0) dhe dje me Strugën TL në Kupë (0:1).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat