Fundjava me super përballje në Superligë

Futboll

Fundjava me super përballje në Superligë

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Fundjava do ta sjellë javën e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll që nis nesër.

Suhareka do të jetë nikoqire e Gjilanit, kurse Dukagjini udhëton për t’u ndeshur me Feronikelin 74.

Të dielën luhen edhe dy ndeshje tjera, me fokusin që do të jetë në stadiumin “Liman Gegaj”, atje ku Malisheva do t’i bëjë konak kampionit në fuqi, Ballkanit.

Dueli tjetër luhet në Gjilan mes Dritës dhe Ferizajt.

Të katër këto ndeshje nisin nga ora 14:00..

Kurse të dielën, nën ndriqimin e reflektorëve të stadiumit “Fadil Vokrri”, Prishtina do të ndeshet me Llapin nga ora 20:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat