Leao: Vendime të çuditshme te Milani! Po fola, bëhet nami

Futboll

Leao: Vendime të çuditshme te Milani! Po fola, bëhet nami

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 12:10
Rafael Leao

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, foli “i tërbuar” për mikrofonat e DAZN pas humbjes 2-1 ndaj Bolonjës, që i dha një shuplakë shpresave të Milanit për Ligën e Kampioneve.

Ai bëri dhe një deklaratë të fortë sa i përket golit të parë të Bolonjës, duke thënë se, nëse komenton atë që mendon, do të bëhej një problem i madh.

“Ne e kishim ndeshjen në dorë, nuk kam shumë për të thënë.

Ne donim të fitonim, si të gjitha ndeshjet. Ne jemi ata që duhet të fajësohemi sot, duhet të ngremë kokën dhe të bashkohemi.

Ne luajmë në shtëpi kundër Lacios në sfidën e radhës dhe duhet të fitojmë. Ka pasur disa vendime të çuditshme, por, nëse flas, do të bëhej nami.

Vendimi i golit të parë ishte i çuditshëm, por ne duhet të shohim veten tonë. Pjesa e parë ishte e mirë dhe duhet të bazohemi tek ajo për të qëndruar të gjithë bashkë.

Tani na pret Lacio, një skuadër e vështirë. Shpresojmë të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të marrim 3 pikë të rëndësishme”.

ËNDRRA CHAMPIONS– “Të gjitha ndeshjet nga tani e tutje janë një finale për ne. Kundër Bolonjës mbaroi ndeshja ashtu siç e pamë, jemi të zhgënjyer, por të mos harrojmë që duhet ta mbajmë kokën lart, sepse na pret një skuadër shumë e fortë në sfidën e radhës. Duhet të fitojmë me çdo kusht. A besoj ende te Champions-i? Sigurisht që po.

Ka ende shumë ndeshje për të luajtur. Të gjitha skuadrat humbasin pikë. Ne, nga ana tjetër, kërkojmë që të bëjmë sa më mirë punën tonë”, tha ndër të tjera Rafael Leao.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat