Sauditët mohojnë interesimin për Luis Campos të PSG-së!
Ditët e fundit, gazeta franceze Le Parisien zbuloi se Arabia Saudite i kishte vënë syrin Luis Campos, drejtorit sportiv të Paris Saint Germain, kontrata e të cilit skadon në qershor dhe nuk e ka rinovuar ende, pavarësisht marrëdhënieve të shkëlqyera me trajnerin Luis Enrique dhe pronarin Nasser Al Khelaifi.
Sipas gazetës, Federata Saudite e Futbollit, madje i ka ofruar menaxherit një kontratë dhjetëvjeçare me vlerë 20 milionë euro në vit për ta bërë atë në krye të drejtimit teknik të Arabisë Saudite.
Megjithatë, ky lajm u përgënjeshtrua ashpër nga SAFF me një shënim zyrtar.
“Në përgjigje të spekulimeve të fundit të mediave në lidhje me negociatat e mundshme me portugezin Luis Campos, drejtor aktual sportiv i Paris Saint-Germain, me synimin për emërimin e tij si kreu i drejtimit teknik të kombëtares, Federata e Futbollit të Arabisë Saudite dëshiron të sqarojë se ky informacion është plotësisht i pabazuar”, thuhet në një deklaratë të Federatës Saudite të Futbollit.