Vinicius: Krenar për shiritin e kapitenit

Futboll

Vinicius: Krenar për shiritin e kapitenit

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 13:37
Vinicius

Një nga surprizat e Karlo Ançelotit mbrëmjen e të mërkurës në “Anoeta” (San Sebastian) në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Sociedadit ishte shiriti i kapiteni i Vinicius Zhunior.Për herë të parë në karrierën e tij, braziliani ka marrë një shirit që në fakt janë të shumtë ata lojtarë që e ëndërrojnë por nuk e kanë mundësi ta kenë në krah.

Një emocion i veçantë që e ka përmendur dhe vetë braziliani. Vinicius, me shiritin e kapitenit në dorë, analizoi ndeshjen e tij të parë si përfaqësuesi kryesor i klubit në fushë në televizionin zyrtar të klubit.

“Është diçka shumë e veçantë, pas kaq shumë kohësh këtu dhe në moshën 24- vjeçare, të luaj ndeshjen time të parë si kapiten është një burim krenarie për mua dhe familjen time, pas gjithçkaje që kemi bërë për të arritur ëndrrën time dhe mund të vazhdoj të jem në këtë ëndërr një kohë të gjatë”, deklaroi sulmuesi brazilian.

NDESHJA – “Jam i lumtur me skuadrën, me mundësinë për të arritur një gjysmëfinale të Kupës si kapiten i klubit më të madh në botë, është diçka e pashpjegueshme. Po e përjetoj, është diçka që nuk e kam ëndërruar apo imagjinuar kurrë… Ndeshja tjetër do të jetë e 300-ta për mua me këtë fanellë. Dhe unë dua të bëj 400, 500 ndeshje me klubin e ëndrrave të mia. Unë dua të bëj histori me Realin e Madridit”.

FITORJA DHE MOMENTI I MIRË – “Fitorja është shumë e rëndësishme, luajtëm shumë mirë, u mbrojtëm ashtu siç na kërkoi trajneri dhe Endrik shënoi një gol të mrekullueshëm. Jemi në formën tonë më të mirë të sezonit, tani po vijnë ndeshjet e mëdha, ato që duam të luajmë dhe duam ta mbyllim sezonin me sa më shumë tituj”.

BYZYLYKU PËR TË MBROJTUR ASENSION – Me shiritin e kapitenit në krah, Vinicius ka përmbushur të gjithë detyrimet e tij si i tillë. Ishte Vinicius ai që tërhoqi vëmendjen e gjyqtarit Sançez Martínez për thirrjet ksenofobe në adresë të Raul Asensios nga publiku në “Anoeta”. Braziliani veproi si kapiten, foli me arbitrin dhe bëri që ndeshja të ndalohej për të dërguar një mesazh në altoparlant për t’i dhënë fund fyerjeve.

PËRGJIGJA BRILANTE E KROS – Në fund të ndeshjes, Vinicius postoi në rrjetet sociale një mesazh të shoqëruar me një foto me shiritin ku shkruhej “duke jetuar momente të paharrueshme me klubin e ëndrrave të mia”.

Ky mesazh kënaqësie nga Vinicius ka tërhequr vëmendje. Një prej tyre që ka reaguar duke i dhënë dhe ngjyra humori historisë ishte ish-shoku i ekipit, Toni Kros. Gjermani i ka kujtuar grindjet me gjyqtarët brazilianit me një mesazh tepër të qartë: “Tani po që mund të grindesh me arbitrat”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat