Vllaznia ka nesër një transfertë të vështirë me Laçin dhe në prag të kësaj sfide ka folur edhe trajneri i shkodranëve, Tomas Brdariç.
Ai u shpreh se Laçi është një kundërshtar i fortë, por objektivi është fitorja.“Pikë së pari dua të falenderoj të gjithë tifozët dhe ata që na suportuan ndeshjen e fundit në Kupë, askush nuk do ta harrojë momentin që krijuam atë ditë në stadium, ishte objektivi të kapnim gjysmëfinalen dhe kjo shtysë do të na ndihmojë për ndeshjet në vijim.
Duhet të jemi profesionistë pasi e dimë që luajmë kundër një ekipi të fortë si Laçi, është një ndeshje ndryshe si ajo që patëm me Elbasanin këtu në Shkodër, duhet të jemi të jemi të fokusuar për të fituar ndeshjen nesër, ndihemi mirë dhe tani fokusi është vetëm te Laçi.
Kur luajmë në 120 minuta dhe shkojmë në penallti, kuptohet që aspekti fizik i lojtarëve do të ulet, por ne jemi një skuadër e madhe, jemi ende në shkurt dhe pothuajse e kemi arritur objektivin që ka klubi, që të shkojmë në Europë dhe për këtë jemi të lumtur.
Kemi një skuadër të madhe, në ndeshjet në vijim mund të lemë disa lojtarë pushim, edhe pse të gjithë kërkojnë të luajnë.
Duhet të jemi shumë të përgatitur për nesër, një nga ndeshjet më të forta në kampionat, një trajner me mjaft eksperiencë, Laçi është rritur shumë në lojë pas ardhjes së tij në krahasim me fillimin e sezonit.
Janë komplet një ekip ndryshe, por e dimë që jemi Vllaznia, jemi të fortë dhe të arrijmë objektivin e fitores nesër.
Duhet të jemi sa më të qetë, dhe pas ngarkesave të larta duhet të kemi rikuperim sa më të mirë, kjo është kryesorja. Në qoftë se jemi të fokusuar dhe të qetë do të jemi për të dyja kompeticionet dhe mos marrim hapa të gabuar gjatë javëve.
Gjithë ekipi është i gatshëm, përveç Kahrimanoviç, Spahia dhe Qarrit. Lojtarët duhet të jenë gati dhe të meritojnë që të jenë në fushë.
Kryesorja është që të vendosim lojtarët më të mirë në fushë, dhe të kemi lojtarë për të bërë ndryshime. Java në vijim është e rëndësishme se Elbasani luan me Partizanin dhe nëse fiton do të afrohet me katërshen, edhe Laçi është afër. Puna jonë është të jemi sa më të qetë deri në fund”, deklaroi Brdariç.