Kim Falkenberg bëhet drejtor sportiv i kampionëve në Bundesliga

Futboll

Kim Falkenberg bëhet drejtor sportiv i kampionëve në Bundesliga

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 14:25
Pamje

Skuadra e Bayer Leverkusenit është bërë me drejtor të ri sportiv.

Kampioni aktual i Bundesligas, ka emëruar si drejtor sportiv, Kim Falkenbergun.

36-vjeçari ka qenë pjesë e Leverkusenit nga viti 2018 ku mori rolin e skautit në grupmoshat U19, më pas vazhdoi në grupmoshat U17 dhe te ekipi i parë.

Falkenberg në vitin 2022 mori rolin kryesor të skautëve, kurse tani bëhet drejtor sportiv.

Si futbollist, gjermani luajti te skuadrat si: Osnabruck, Sandhausen, Greuther Furth dhe Leverkusen ll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat