Fabian Ruiz, nostalgjik për Napolin

Futboll

Fabian Ruiz, nostalgjik për Napolin

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 14:36
Fabian Ruiz

Në fund të verës së vitit 2022, Fabian Ruiz vendosi të bëjë valixhet gati, t’i japë lamtumirën Napolit dhe Italisë për t’u transferuar te PSG. Kjo marrëveshje dërgoi rreth 22.5 milionë euro në arkat e klubit napolitan. Gjatë programit “Universo Valdano”, mesfushori spanjoll kujtoi momentin e mbërritjes dhe qëndrimin e tij 4-vjeçar në hijen e Vezuvit:

“Më kujtohet që në janar disa klube erdhën për të paguar klauzolën prej 15 milionë eurosh, por nuk doja të largohesha, sepse po e shijoja kohën time te Betis. Klubi bëri një përpjekje, rinovova dhe në verë Napoli pagoi 30 milionë.

Isha i lumtur, por edhe i trishtuar, sepse nuk munda ta shijoja Europën me Betisin. Kisha pasiguri, sepse ishte një vend i ri, një gjuhë tjetër, një kampionat tjetër… U përshtata shpejt, edhe pse në fillim ishte e vështirë, sepse nuk kuptoja asgjë”.

Adaptimi dhe lidhjet e veçanta: “Gjërat u lehtësuan sepse kisha Ancelottin si trajner dhe djalin e tij, Davide, që flisnin spanjisht.

Në Napoli takova njërin nga miqtë e mi më të mirë, që sot është si një vëlla për mua dhe jeton në Paris me mua. Futbolli italian më dha shumë besim, u përmirësova jashtëzakonisht, sidomos përsa iu përket goditjeve nga distanca”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat