Zhgënjimi i Arsenalit

Futboll

Zhgënjimi i Arsenalit

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 15:31
Zhorzhinjo

Zhorzhinjo reflektoi mbi shanset e humbura teksa Arsenali prodhoi vetëm një barazim pa gola me Notingem Forestin të mërkurën, rezultat që i la “Topçinjtë” -13 pikë nga Liverpuli.

Foresti e fitoi ndeshjen e tyre të fundit në shtëpi 7-0 dhe ka humbur vetëm dy herë në “City Ground” në kampionat gjatë gjithë sezonit, por skuadra e Artetës prodhoi më shumë raste se rivalët, ndonëse nuk i shfrytëzoi ato.

“Po, është një barazim zhgënjyes sepse donim të fitonim”, tha mesfushori italo-brazilian. “Ne shtymë sa më shumë që mundëm, kishim shanse, nuk fituam dhe kjo është pjesa zhgënjyese.

Dhe atëherë duhet të shikoni dhe të jeni realist se ky është një vend i vështirë për të ardhur dhe për të fituar. Vetëm dy skuadra erdhën këtu dhe fituan dhe ne mund të ishim njëra prej tyre. Ne e kontrolluam lojën, ata nuk krijuan asgjë vërtet të rrezikshme. Ata patën vetëm kundërsulme dhe mendoj se ne e merituam të fitonim, por për fat të keq, nuk ndodhi”.

Zhorzhinjo nuk do që të fokusohet te renditja për momentin, ku deri në fund të kampionatit londinezët do të luajnë edhe 11 javë: “Ne duhet të vazhdojmë të shtyjmë”, tha ai.

“Duhet të gjejmë zgjidhjet për të shënuar, për të krijuar më shumë raste në zonë, më shumë goditje.

Të gjithë duhet të përmirësohen dhe të bëjnë pak më shumë për ekipin. Gatishmëria e skuadrës është e madhe dhe ju mund të shihni se sa shumë përpiqen të gjithë dhe sigurisht që ne do të vazhdojmë në këtë rrugë”. Edhe trajneri Arteta ishte i zhgënjyer për barazimin, ndërsa tha:

“Mungesa e sulmuesve ka qenë njëlloj si më parë. Është ajo që kemi. Jemi të zhgënjyer. Kështu ndodhi një javë më parë, dy javë më parë dhe tre muaj më parë. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të fitojmë ndeshjet tona dhe të shohim sa pikë mund të marrim”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat