Rivaldo paralajmëron Barçën

Futboll

Rivaldo paralajmëron Barçën

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 15:33
Rivaldo

Legjenda e Barcelona-s, Rivaldo pranon se mbrojtja e katalanasve ka qenë një shqetësim këtë sezon.

Rivaldo ka komentuar barazimin 4-4 të Barçës në Montjuic në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit me Atletico Madrid.

Ai tha për Betfair: “Për fat të mirë, skuadra ishte në gjendje të shënonte katër gola kundër Atléticos, por të pësosh katër është shqetësuese. Barça po luan shumë mirë, por nuk e mbaj mend herën e fundit që pësoi katër gola në këtë mënyrë.

“Prandaj mendoj se është e nevojshme që këto gabime të mos përsëriten në ndeshjet e ardhshme, të cilat do të jenë vendimtare për suksesin e sezonit.

“Të gjithëve u pëlqejnë ndeshjet e futbollit me shumë gola, por me siguri kur ka kaq shumë, është sepse ka pasur shumë gabime në mbrojtje.

“Një ndeshje e këtij niveli ka kreativitetin e disa prej lojtarëve më të mirë në botë, por një rezultat si ky është befasues.

Për fat për të dyja skuadrat, ajo përfundoi në barazim. Por, çka nëse njëra skuadër do të kishte qenë më e suksesshme në mbrojtje? Mund të ishte 4-0 ose 4-2”.

Për Rivaldon nuk ka asnjë favorit për të arritur në finalen e Seviljes pas barazimit 4-4.

“Një ndeshje si kjo, e cila përfundoi 4-4, tregon se gjithçka është ende e hapur. Për mua, Barcelona dhe Atlético kanë shanse për të fituar dhe për t’u kualifikuar.

“Me fjalë të tjera, një shans 50% për secilin prej tyre, edhe pse do të luhet tani në Metropolitano. Ndeshja e parë e tregoi këtë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat