Pronari i Botafogos, John Textor ka kontaktuar ish-sulmuesin argjentinas për t'i propozuar që ai të drejtojë ekipin.
Pas përvojës në krye të Al-Ain, e cila përfundoi nëntorin e kaluar pas 48 ndeshjesh për Hernan Crespo mund të ketë një rikthim në Brazil ku ai drejtoi Sao Paulon nga shkurti deri në tetor 2021, duke grumbulluar 57 stola dhe duke fituar një kampionat Paulista.
Sipas asaj që raportohet nga Globoesporte, në fakt, pronari i Botafogos, John Textor ka kontaktuar ish-sulmuesin argjentinas për t'i propozuar që ai të drejtojë ekipin që drejtohet aktualisht, në mënyrë të përkohshme, nga Claudio Caçapa.
Karriera e trajnerit të ish-lojtarit të Lazios, Interit, Parmës dhe Milanit filloi në Itali kur ai drejtoi Modenën në Serinë B, duke u shkarkuar pas 33 ndeshjesh, dhe më pas vazhdoi në Argjentinë në stolat e Benfield dhe Defensa y Justica, me të cilët fitoi një Kupë të Amerikës së Jugut.
Më pas kaloi në Brazil dhe në vendet arabe me katariotët e Al-Duhail, ku fitoi tre tituj kombëtarë dhe me Al-Ain në Emiratet e Bashkuara Arabe me të cilin fitoi Ligën e Kampionëve Aziatik vitin e kaluar.