Armando Broja rikthehet në stërvitje te Evertoni

Futboll

Armando Broja rikthehet në stërvitje te Evertoni

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 15:37
Armando Broja

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është rikthyer në stërvitje te Evertoni.

Sot klubi nga Premier League ka mbajtur stërvitje dhe aty mori pjesë edhe sulmuesi “kuqezi”.

Broja dhe klubi i Evertonit gjenden në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi këtë vikend kanë “pushim”, për shkak se zhvillohet kompeticioni i FA Cup.

Broja gjatë këtij sezoni ka luajtur vetëm shtatë ndeshje për shkak të lëndimeve të vazhdueshme që i ka pasur qysh nga fillimi i sezonit 2024/25.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat