Liverpoolit do t’i duhet që gjithçka të shkojë në rrugën e tyre për të barazuar rekordin e tyre të fitimit të titullit shtatë ndeshje përpara fundit të sezonit, siç ndodhi në 2019-2020.
Por më i mundshëm duket barazimi i rekordeve të Mançester Junajtidit (2000-01) dhe Mançester Sitit (2017-18), të cilat e siguruan titullin kampion pesë javë nga fundi. Mançester Junajtid (1999-2000 dhe 2012-13) dhe Arsenali (2003-04) e siguruan titullin me katër ndeshje të mbetura.
Data më e hershme në të cilën është fituar një titull i Premier Ligës ishte 14 prilli i vitit 2001, kur Mançester Junajtid u kurorëzua kampion.
Aktualisht skuadra e Arne Slotit ka një avantazh +13 pikë nga vendi i dytë, Arsenali (“Topçinjtë” kanë edhe një ndeshje më pak), por duhet ta thellojë më tej epërsinë në krye me shtatë pikë të tjera, për të regjistruar diferencën më të madhe të fitores së titullit në historinë e Premier Ligës.
Mançester Siti e mbylli sezonin me 19 pikë më shumë se rivalët e Mançester Junajtidit në sezonin 2017-18, kur fitoi titullin e Premier Ligës me rekordin e 100 pikëve. Por këtë sezon, të kuqtë mund të marrin maksimumi 97 pikë nëse do t’i fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura. Vetëm një skuadër që ka pasur një avantazh +13 pikë nga vendi i dytë nuk e ka fituar në fund titullin: ishte Arsenali që mposhti Junajtidin në garën e sezonit 1997-98, por një diferencë e tillë pikësh vinte më herët gjatë sezonit.