Në Serie A dhe Champions League po vijnë duele vendimtare.
Në kampionatin Italian dy super ndeshje për një superfundjavë. Teksa lufta për titull sa vjen e behët e ndezur dhe e shtuna i gjen dy kryesuesit e këtij sezoni, përkatësisht Interin dhe Napolin, në një përballje kokë më kokë, të konsideruar si “ndeshja për supremaci”.
Të dy ekipet së fundmi janë përballur me sfida, Interi me 2 fitore në 5 ndeshjet e fundit, ndërsa Napoli që nuk arrin të fitojë prej 4 ndeshjesh. Por, të shtunën, të dyja ekipet do të zbresin për fitoren me çdo kusht në një superduel që mezi pritet nga tifozët e shumtë.
Ndërkohë që një tjetër ndeshje e rëndësishme është ajo në Sansiro mes Milanit dhe Lazios, dy ekipe të mëdha, me dy ecuri krejt të ndryshme këtë sezon. Objektivi është i përbashkët, një vend në “Zonën Champions”, por, nëse për Lazion kjo ngjason me shumë me realitetin e prekshëm se më ëndrrën, për Milanin në kaos sa vjen e bëhet më e largët si mundësi.
E megjithatë, kur në fushë zbresin fanellat e zemrës, jemi të gjithë para ekranit, të Tring Sport sigurisht, gjithmonë gati për emocione e drithërima.
Por, mesjava do të jetë edhe më elektrizuese, sepse në Ligën e Kampionëve jemi në 1/8-at dhe shorti ka përplasur sërish të mëdhenjtë, ashtu si jemi mësuar t’i shohim që në nisje të këtij sezoni spektakolar.
Të martën dhe të mërkurën mbrëma, 8 ndeshje që përplasin 16 më të mirët e Evropës, me një synim të qartë, një vend në çerekfinale.
Dy kryesuesit e Bundesligës, Bayern i Mynihut dhe Leverkusen do të përplasen të mërkurën në një duel mes dy superfuqive gjermane, ndërkohë që derbi i kryeqytetit spanjoll, ai mes Atletico dhe Real Madrid do të vërë përballë të martën dy “peshat e rënda” iberike.
Të mërkurën, një ndeshje për prestigj dhe kualifikim. Kampionët në fuqi mbrojnë tringjyrëshin Italian në Ligën e Kampionëve përballë luftarakëve befasues të Feyenord-it.
Një tjetër përplasje të mëdhenjsh luhet mes francezëve të Luis Enrikes dhe Reds të Arni Slot. Në Lisbonë, shqiponjat vendase presin katalanasit e një sezoni fantastik në “Champions”. Pas një ecurie ëndrrash në Fazën e Ligës, Lille sfidon në Gjermani “Murin e Verdhë” të Borussia Dortmund, ndërsa kampionët e Holandës sfidojnë gjigantët anglezë të Arsenalit.