FFK e dënon Faruk Statovcin

Futboll

FFK e dënon Faruk Statovcin

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 16:22
Faruk Statovci

Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë vendim për të dënuar trajnerin e KF Rilindja 1974, Faruk Statovci, me dy ndeshje pezullim pas sjelljes së tij ndaj gjyqtarëve gjatë dhe pas ndeshjes së fundit.

Sipas njoftimit zyrtar të Komisionit Disiplinor të FFK-së, Statovci ka shpërthyer me fyerje dhe akuza ndaj arbitrave, fillimisht gjatë rrugës për në zhveshtore pas pjesës së parë dhe më pas edhe pas përfundimit të ndeshjes.

“Kryetrajneri i KF ”Rilindja 1974”, Faruk Statovci nr ID 010099M79.

Pas përfundimit të pjesës së parë duke shkuar në zhveshtore filloi me fyrje, akuza dhe ofendime në drejtim të gjyqtarëve deri në zhveshtore , mirëpo nuk mbaroi me kaq sepse pas përfundimit të ndeshjes, kryetrajneri i KF “ Rilindja 1974”, Faruk Statovci përsëri vazhdoi me fyrje, akuza dhe ofendime ndaj gjyqtarëve mirëpo falë intrevenimit të policisë u evitua më e keqja. Sipas raportit të personave zyrtar në ndeshjen Rilindja 1974 –Istogu. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore;

Dënohet me 2 (dy ) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhet në njoftim.

Si rezultat i këtyre veprimeve, FFK ka vendosur që Statovci të mos lejohet të ushtrojë detyrën e tij zyrtare për dy ndeshjet e radhës, të organizuara nga federata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat