Inzaghi ndryshon: ka një plan B për të ardhmen

Futboll

Inzaghi ndryshon: ka një plan B për të ardhmen

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 16:55
Simone Inzaghi

Ka pasur zëra të përsëritur se Simone Inzaghi mund të provojë një eksperiencë jashtë vendit dhe të largohet nga Interi, edhe pse është shumë i lumtur në Milano dhe mund të mendojë për vazhdimin e kontratës edhe një herë nëse do të arrinte oferta e duhur.

Tani, megjithatë, le të shikojmë se cilat mund të jenë zgjidhjet për të ardhmen.

Sepse këtë sezon rezultatet e Interit kanë qenë mulje-ngritje, me Inzaghin që është gjithmonë fajtori kryesor për mirë apo për keq.

Duke pasur parasysh ndeshjet e shumta dhe shpenzimet e energjisë, trajneri mund të mendojë edhe për t’i dhënë një kthesë taktike të ardhmes së Interit me Inzaghin që do të ndryshonte formacionin për fundin e sezonit në disa ndeshje..

Krahas 3-5-2 klasik, ekziston edhe mundësia për të provuar me këmbëngulje një plan B për Interin, i cili mund të jetë vendimtar me 4-4-2.

Një lëvizje që tashmë është parë në Kupën e Italisë kundër Lazios dhe që ka dhënë fryte për trajnerin, i cili gjithashtu ka konfirmuar mundësinë serioze për ta parë Interin me formacionin 4-4-2 në të ardhmen për fundin e sezonit si plan B.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat