Liverpooli dhe Newcastle janë goxha të interesuara për shërbimet e Assane Diaos të Comos, edhe pse ky i fundit u transferua në Itali vetëm në janar të këtij viti.
19-vjeçari që u transferuar nga Real Betisi te Como për 12 milionë euro, ka shënuar katër gola në katër ndeshjet e para me Comon.
Me origjinë nga Senegali, por i lindur në Spanjë, Diao e ka përfaqësuar “Stuhinë e Kuqe” në pothuajse të gjitha grupmoshat, madje duke fituar kampionatin europian me U19-shat.
Liverpooli ka shprehur interesim për Diaon, duke e parë si zëvendësues potencial për Mohamed Salahun.
Ndërsa, Newcastle e sheh si pasardhës të Miguel Almironit, i cili do të largohet gjatë verës.
Diao tani ka pesë gola në tetë ndeshjet e tij të para me Comon, me spanjollin që disa herë luan si numër nëntë në formacion e disa herë pas sulmuesit.