Klopp dhe stafi i tij morën 9.6 milionë stërlina

Futboll

Klopp dhe stafi i tij morën 9.6 milionë stërlina

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 21:52
Jurgen Klopp

Bilancet ekonomike të skuadrës së Liverpul kanë treguar se largimi i Jurgen Klopp dhe stafit të tij dy vite përpara fundit të kontratës i ka kushtuar arkave të klubit plot 9.6 milionë stërlina.

Trajneri gjerman vendosi që të largohej në qershor të 2024-ës edhe pse akordi që kishte me klubin mbaronte në 2026-ën.

Por fakti se Klop ka vendosur vetë të largohet nuk i ka evituar klubit britanik që të paguajë atë dhe stafin e tij të ngushtë (Pep Lijnders, Peter Kraëietz,

Vitor Matos, John Achterberg, Jack Robinson, Andreas Kornmayer dhe Andreas Schlumberger) një shifër të majme stërlinash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat